Site icon Telegrafi

Mercedes-Maybach Haute Voiture paralajmëron ardhjen e markës më luksoze të S-Class

Disa do të thonë se Mercedes nuk ka rival të drejtpërdrejtë për modelet luksoze Rolls-Royce Phantom dhe Bentley Flying Spur Mulliner, megjithatë, modeli Maybach vazhdon në rrugën drejt qëllimit për t’u bërë një markë vërtetë ultra luksoze. Megjithatë, një zgjidhje është në horizont.

Një koncept i ri i quajtur Mercedes-Maybach Haute Voiture shpall një sedan të edicionit special të kufizuar numerikisht për vitin 2023. Do të jetë versioni më luksoz i S-Class deri më tani me një trup dyngjyrësh, me pjesën e sipërme të lyer me ngjyrë të kaltër të errët.

Natyrisht, magjia e vërtetë qëndron në brendësinë luksoze të kësaj S-Class të fundit. Kombinimi i përmendur i ngjyrave vazhdon edhe në brendësi, panelet e dyerve janë zbukuruar me pëlhura boucle në ngjyrë të kaltër, bezhë dhe rozë të artë, si dhe kombinimi përdoret edhe për ulëset dhe jastëkët e tyre të butë.

Detajet rozë-flori të japin përshtypjen se jeni ulur në një bizhuteri, atë që vjen në një “paketë” me çanta dhe veshje të ngjashme, e gjitha kjo falë pëlhurës boucle dhe lëkurës Nappa.

Lëkura Nappa është e pranishme pothuajse në çdo sipërfaqe, dhe Maybach madje modifikoi në mënyrë diskrete MBUX në mënyrë që sistemi i informacionit argëtues të merrte detaje rozë-artë. Butoni Home përmban logon Mercedes-Maybach. Dyshekët e dyshemesë janë bërë me imitim të leshit të bardhë.

Se cilin motor do të përdorë modeli i ardhshëm i prodhimit nuk dihet ende, por motori fantastik V12 i rezervuar për S680 duket një zgjedhje logjike.

Ndryshe, çmimi se sa do të kushton vetura ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/

Exit mobile version