Jeremi Clarkson nga Britania e Madhe, e ka punuar një makinë duke kombinuar pjesë nga Mercedesit dhe Land Roverit.
Pjesa e sipërme i përket modelit SL të prodhuesit gjerman, që është lansuar më 1980, derisa struktura e brendshme është nga modeli Discovery, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë që është cilësuar si e shkëlqyeshme, duket e çuditshme por edhe e këndshme.
Për të hyrë në të nevojiten shkallët, ndërsa kur ndizet lëshon një zhurmë të fuqishme.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni nga afër dhe në lëvizje këtë kombinim të pazakontë të veturave. /Telegrafi/