Kompania Mercedes ka njoftuar se do ta lansojë modelin e ri S Class me tavan të hapur, në Frankfurt Motor Show që zhvillohet muajit e ardhshëm.
Projekti i mbajtur sekret, është përshkruar nga zyrtari udhëheqës Martin Hulder, si një ‘veturë për ëndërrimtarë’, transmeton Telegrafi.
Por kabrioleti S63, është parë duke bërë disa nga testimet e fundit, në një rrugë të hapur dhe është xhiruar duke prishur befasinë e kompanisë.
Pritet që vetura luksoze të ketë 5.5-litra V8 dhe të prodhojë 577-kuaj fuqi.
Megjithatë, nuk ka lajme të mira për dashamirët e shpejtësisë, sepse hapja dhe mbyllja elektrike e tavanit do të merr shumë energji.
Si pasojë e kësaj, arritja e shpejtësisë nga zero deri në 100 km/h, do të bëhet për 4.2 sekonda.
Nuk dihet sigurt, por sipas disa thashethemeve mësohet se kjo veturë do të kushtojë duke filluar nga 192 mijë euro. /Telegrafi/