Site icon Telegrafi

Mercedes ka nisur ta testojë një CLA hibrid

Ky hibrid që testohej në mot të ftohtë, kishte edhe dukje shumë të mirë

Linja CLA e Mercedes, kohëve të fundit është treguar mjaft e suksesshme, derisa me CLA-Class që kushton rreth 35 mijë euro, ka shtuar shumë shitjet e kompanisë, transmeton Telegrafi.

Derisa CLA 35 me 302 kuaj fuqi dhe CLA 45 me 382 kuaj fuqi, janë shumë të kërkuara në treg dhe pritet të arrijnë edhe në versione të reja.

Por, makinat e shpejta nga kjo linjë, nuk janë të vetmet, meqë së shpejti do të arrijë edhe një hibrid, që pritet të jetë mjaft i fuqishëm.

Reporterët që kërkojnë vetura të reja, e kanë parë një Mercedes-Benz CLA, që ka nisur të testohet në mot të ftohtë në Suedi.

Në këtë veturë, është parë shumë mirë kapaku, që tregon se nën të është pjesa ku ky hibrid mbushet me rrymë.

Sikur te A-Class dhe B-Class edhe autonomia e CLA, pritet të jetë deri në 70 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version