Site icon Telegrafi

Mercedes ka bërë të ditur se GLE i ri, kushton më lirë se modeli i tanishëm (Foto)

Vetëm se këto pretendime, nuk janë ashtu si duken sipërfaqësisht

Veturat po shkojnë duke u sofistikuar, por secili model i ri, vjen me çmim më të lartë, transmeton Telegrafi.

Për dallim prej këtij trendi, Mercedes pretendon se modeli GLE i ri që lansohet më 2019, do të jetë më i lirë se modeli i tanishëm, që kushton duke filluar prej 53,700 dollarë, pa përfshirë edhe çmimin prej 950 dollarëve për transport.

Modeli i ri do të fillojë prej 55,700 dollarë, pa përfshirë transportin, që është një shumë jo aq e lartë. Versioni GLE 400 4Matic, vjen me një motor të vogël, që nuk i ka fuqitë aq të mëdha.

Po që se kërkohet pakoja me motorin 3.0 litra V6 që prodhon 329 kuaj fuqi, atëherë duhet paguar 61,154 dollarë, si dhe pagesën për transport.

Kur të lansohet gjenerata e tretë e Mercedes GLE, do të largohet përfundimisht prej prodhimit modeli i parë që u lansua më 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version