Dëshiroi që makina tij me 850 kuaj fuqi, të dallojë prej të tjerave dhe misioni është kryer me sukses
Jon Olsson është skiatori suedez, i njohur për modifikimin e makinave të shtrenjta, transmeton Telegrafi.
Kësaj rradhe, ai kërkoi që ta ndryshojë një Mercedes G500 që e ka në pronësi, sepse donte të dallohej kur të dilte në rrugë.
Në makinën që ka 850 kuaj fuqi, janë vënë rrotat gjigante dhe i është rritur sistemi i pezullimit, ndërsa ka edhe një element, që e bën të vetmin nga ky model.
Duket se kamina ishte shumë e lartë për parkingun nëntokësor, që Olsson e shfrytëzon në Monako, andaj iu largua pjesa e sipërme.
Me këtë rast, ky Mercedes G500, është I vetmi në botë, që ka mundësi t’i largohet tavani dhe të shfrytëzohet si makinat e famshme që janë tërësisht të hapura. /Telegrafi/