Këtë makinë, Tesla nuk e ka
Në fillim të vitit, Mercedes e kishte prezantuar në Geneva Motor Show, konceptin e furgonit elektrik EQV, ndërsa pak para fillimit të Frankfurt Auto Show, e ka shfaqur në tërësi se si do të duket, transmeton Telegrafi.
Pas eVito dhe eSprinter, ky është i pari furgon elektrik i dedikuar për nevoja private dhe komerciale.
“Kombinon makinën që emetimin e gazrave e ka zero, ka shkathtësi dhe ofron lëvizje të përshtatshme, ndërsa dizajni saj është autentik” është thënë lidhur me këtë furgon.
I pajisur me motorin 90 kWh që prodhon 201 kuaj fuqi, shpejtësia maksimale e EQV arrin deri në 150 kilometra në orë. Brenda 45 minutave, do të mbushet 80 për qind e baterisë, derisa kur të jetë mbushur 100 për qind, arrin autonomi deri në 400 kilometra.
Deri në tetë persona mund të qëndrojnë me shumë komoditet në Mercedes EQV, i cili që tani duket se është një furgon shumë i mirë. /Telegrafi/