Site icon Telegrafi

Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze

Për dekada, veturat luksoze u përcaktuan nga cilësia e materialeve.

Motorët ishin gjithashtu një pikë kryesore e shitjes.

Ndërsa në vitin 2025, automjetet karakterizohen nga ekrane me përmasa të mëdha, softuer të zgjuar dhe të tjera veçori.

Por Mercedes e pranon se një veturë luksoze nuk duhet të rrotullohet rreth ekraneve, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë me ABC News, njeriu përgjegjës për dizajnin e markës e pranoi se “ekranet nuk janë luks”.

“Kështu që ne duhet të krijojmë luks përtej ekranit. Kjo është arsyeja pse unë flas për mjeshtërinë dhe sofistikimin. Ka kaq shumë theks në përmirësimin e automjeteve”, tha Gorden Wagener.

Wagener ndër tjera pranoi se ka një çështje që duhet të adresohet në lidhje me ekranet me madhësi të madhe:

Ndryshe, i pyetur nëse Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë me dizajnin e automjeteve, Wagener ishte i sinqertë: “Ju merrni 99% të gjërave të këqija me AI”.

“Megjithatë, është duke u përmirësuar vazhdimisht, aq sa pas 10 vjetësh ndoshta shumica e dizajnit do të kryhet nga Al”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version