Duket se pamjet kanë rrjedhur, e jot ë jenë prezantuar
Kompania gjermane, prezantoi në New York Auto Show modelin me shumë stil CLA 35, ndërsa pritej edhe një CLA 45 me përmasa më të mëdha, që ishte parë duke u testuar, transmeton Telegrafi. Pikërisht këtë makinë, Mercedes e treguar me herët se që pritej, apo mund të jeë ndonjë rrjedhje pa dashje.
Reporterët e Auto Build kanë qenë duke shikuar në reportet zyrtare për specifikat e CLA 35, kur hasën në modelin e ri, pa asnjë shtresë kamuflazhi. Gjatë vazhdimit të kërkimit, janë shfaqur edhe imazhe tjera, që e tregonin AMG CLA 45, nga pjesa e pasme.
Ky model i cili lansohet më 2020, i ka katër gypa për nxjerrjen e gazrave, që lë te kuptohet për një angazhim të madh të motorit.
Në rrota shihen kapëset e fuqishme për frena, që lë të kuptohet se ky Mercedes do të ketë shpejtësi të lartë. Linjat e Mercedes-AMG CLA 45 të ri, duken shumë më të egra se modeli aktual. /Telegrafi/