Në mënyrë që të rrisë numrin e karavanëve dhe sedanëve, Mercedes ka bërë të ditur se do t’i nxjerrë dy modele të reja të këtyre versioneve nga linja AMG E53.
Prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se këto modele mund t’i shohim gjatë qershorit të këtij vitit, kur edhe bëhen të ditura detajet se sistemit të asistimit të shoferit, transmeton Telegrafi.
Këto modele që i zëvendësojnë ato nga E45, kanë motorë të butë hibrid të prodhon 48-vollt që ndihmohet prej tjetrit me 3.0-litra dhe tetë cilindra.
Të dyja së bashku prodhojnë 435 kuajfuqi, që dërgohet në të gjitha rrotat përmes sistemit prej nëntë shpejtësive.
Makinat do të kenë të integruar Driver Asistance Package, që i japë lehtësira të mëdha shoferit, por nuk bëhen të ditura detajet se çfarë niveli autonomie ka. /Telegrafi/