Telegrafi

Mercedes i dizajnuar nga një maqedonas hyn në linjë të prodhimit (Foto)

Mercedes i dizajnuar nga një maqedonas hyn në linjë të prodhimit (Foto)

Slavçe Tanevski qëndron pas dizajnit të automjetit më të ri serik të „Mercedes-Benz“ – GLC Coupe, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pas katër vitesh punë kjo është zyrtare më në fund! Automjeti im i parë në prodhim. Automjeti i parë të cilin e kam dizajnuar mund ta blini. I falënderoj ekipit të shkëlqyeshëm që ma mundësoi këtë dhe ju falënderoj për përkrahjen të cilën ma kanë dhënë, privatisht dhe profesionalisht“, ka shkruar Slavçe në faqen e tij zyrtare në Facebook.


Tash kjo u realizua. „Mercedes-Benz“ në Bremen është vendi ku do të prodhohet GLC Coupe e re, dizajni i të cilit është punuar nga Slavçe nga Maqedonia. Për momentin çmimi në Gjermani dhe Britani të madhe është 49.444 euro, respektivisht 40.580 sterlina.

Ja dhe disa pamje të këtij modeli luksoz të kombinon tiparet e automjetit sportiv dhe për udhëtim./Telegrafi/