Prodhuesi i makinave nga Gjermania, është duke i dhënë prekjet e fundit modelit Coupe E300, që pritet të lansohet gjatë vitit të ardhshëm.
Deri më tani dihet se kjo veturë do të jetë luksoze dhe e shpejtë, por pa detaje dezorientuese, transmeton Telegrafi.
Sipas informatave të para, interieri i këtij modeli do të jetë më i bollshëm se sa i Audi A5, apo BMW 4 dhe 6.
Vetura me 435kuaj fuqi, do të ketë motor me tetë ventil, ndërsa do të udhëhiqet nga nëntë njësi shpejtësie.
Megjithëse ka shumë fuqi, kjo veturë ka një pamje të jashtme shumë të butë me kontura klasike.
Kjo makinë nga Mercedes-Benz, do të jetë në dispozicion të klientëve gjatë vitit të ardhshëm, me një çmim prej 38 mijë euro. /Telegrafi/