Telegrafi

Mercedes A-Class vjen në dy versione, shitet vetëm në tregun evropian (Foto)

Sedani A-Class do të shitet fillimisht vetëm në tregun evropian, prej janarit edhe në Shtetet e Bashkuara

Pas shfaqjes së disa pjesëve në internet gjatë muajit qershor, Mercedes A-Class i ri, më në fund është prezantuar në tërësi në Paris Motor Show 2018,, transmeton Telegrafi.

Ky sedan vjen me modelin bazë që është tërësisht i bardhë, teksa tjetri dallon sepse e ka eksterierin me dy tone ngjyrash, rrota prej 19-inch dhe grillin me kristale diamanti.

Enterieri është i njëjtë, vetëm se në pjesën e përparme, brenda dyerve dhe në pjesët që shfrytëzohen për të pushuar duart, ka shumë punime bakri.

Versioni bazë apo A200 kushton 30,916 euro, teksa A2504Matic fillon me 39,525 euro, ndërsa mund të blihen vetëm në Evropë. Pritet që në tregun amerikan, të nisin të shiten duke filluar nga janari.

Në të dy makinat janë motorët e njëjtë me 2.0 litra, që prodhojnë 188 kuaj-fuqi, ndërsa energjinë e dërgojnë në të katër rrotat përmes shtatë shpejtësive. /Telegrafi/