Prodhuesi gjerman Mercedes, në modelin A-Class që e lanson gjatë vitit që vjen, ka krijuar enterier shumë luksoz dhe me teknologji të lartë.
Ekranet e mëdha i ndihmojnë shoferit që të përcjell hartat dhe navigatorin, si dhe e njoftojnë për gjëra të ndryshme për veturën, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e përparme janë vendosur ventilatorë që janë të ngjashme me ato të E-Class, ndërsa të gjitha përfundimet janë unike.
Të veçanta janë edhe xhamat e veturës, që ndalojnë rrezet e dëmshme, duke lejuar vetëm ndriçimin e nevojshëm. /Telegrafi/