Telegrafi

Mercedes-Benzi nga edicioni i limituar, në shitje për 2.5 milionë euro (Foto)

Në vitin 1997, kompania gjermane i kishte prodhuar gjashtë makina të modelit CLK GTR, si pjesë e një edicioni të limituar.

Shkaku i formave të veçanta, fuqisë tërheqëse dhe faktit që janë kaq të rralla, këto makina kanë ndërruar shumë pronarë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, derisa pesë të tjera nuk dihet se ku ndodhen, një prodhim i Mercedes-Benzit ka dalë në shitje për 2.5 milionë euro.

Madje, vetura është aq e mirëmbajtur, sa që ka pak mbi dymijë kilometra të kaluara.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund ta shihni këtë model unik që ka forma unike, por që nuk ka dalë shumë nga linjat e modeleve të mëparshme të kompanisë. /Telegrafi/