Mercedes-Benz Vans dhe Rivian kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për një sipërmarrje të përbashkët për të prodhuar furgona elektrikë në një fabrikë në Evropën Qendrore ose Lindore brenda pak viteve të ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur të enjten Mercedes-Benz Vans.
Kompanitë po planifikojnë mënyra për të prodhuar të dy modelet e tyre të një linje të përbashkët prodhimi, tha Mercedes-Benz, duke shtuar se po zhvillon gjithashtu një arkitekturë të re furgoni tërësisht elektrik të quajtur VAN.EA. /Telegrafi/