Mercedes-Benz është gati të investojë miliarda euro për të ndërtuar 10 mijë pika karikimi të shpejtë në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Kinë deri në vitin 2030, tha të enjten prodhuesi i makinave luksoze.
Prodhuesi i makinave do të fillojë ndërtimin në Amerikën e Veriut këtë vit, duke synuar 2,500 pika karikimi në 400 vende në shumicën e shteteve të SHBA-së dhe Kanadasë deri në vitin 2027, tha prodhuesi në panairin e makinave CES në Las Vegas, i cili zhvillohet nga 5-8 janar, transmeton Telegrafi.
Kompania do të ndajë pak më shumë se një miliard euro (1.06 miliardë dollarë) në investimet e kërkuara deri në vitin 2030 për Amerikën e Veriut me spinoffin e Goldman Sachs MN8 Energy, një prodhues i energjisë së rinovueshme dhe operator i ruajtjes së baterive, dhe është në partneritet me kompaninë e rrjetit të karikimit ChargePoint për njohuri teknologjike.
Shefi Ekzekutiv i MN8, Jon Yoder, tha se kompania priste të bënte një fitim brenda pesë deri në shtatë vjet, ndoshta më herët nëse merr subvencione ose nëse normat e përdorimit janë më të larta se sa pritej.
Diskutimet janë duke vazhduar me partnerët e mundshëm për ndërtimin e rrjetit në Evropë dhe Kinë.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 140,000 karikues publikë EV, sipas të dhënave të korrikut 2022 nga Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme.
Sondazhet tregojnë se konsumatorët në mbarë botën janë të dekurajuar nga blerja e automjeteve elektrike për shkak të mungesës së infrastrukturës së karikimit.
Në Evropë, ku Mercedes-Benz është tashmë pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët karikimi me Volkswagen, BMW, Ford dhe Hyundai të quajtur Ionity, infrastruktura është më tej, me rreth 375,000 pika karikimi në dispozicion në fund të vitit 2021, sipas një studimi të McKinsey. /Telegrafi/