Site icon Telegrafi

Mercedes-Benz prezanton kamionin elektrik eActros 600 për distanca të gjata – deri në 500 kilometra me një karikim

Mercedes-Benz Trucks ka zbuluar eActros 600, është kamioni i parë elektrik për distanca të gjata – deri në 500 kilometra me një karikim – që është projektuar për prodhim seri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kamioni është i pajisur me tri paketa baterish që ofrojnë një kapacitet total prej 621 kWh – rreth dhjetë herë më shumë se sa një makinë tipike elektrike familjare.

Mercedes thotë se eActros 600 do të jetë në gjendje të udhëtojë “në mënyrë të konsiderueshme” më shumë se 1000 kilometra në ditë.

Kjo mundësohet nga karikimi i ndërmjetëm gjatë pushimeve të përcaktuara me ligj të shoferit.

Automjeti është projektuar teknikisht për një peshë të kombinuar bruto deri në 44 ton. /Telegrafi/

Exit mobile version