Telegrafi

Mercedes-Benz planifikon të sjellë një version më të vogël të G-Class me energji elektrike

Mercedes-Benz ka konfirmuar planet për të ndërtuar një version më të vogël për modelin ikonik G-Class (FWD) me energji elektrike.

Prodhuesi gjerman i makinave konfirmoi planet për automjetin gjatë prezantimit të konceptit Mercedes-Benz CLA gjatë panairit të automjeteve në Mynih me një imazh ngacmues që përshkruan siluetën e modelit të vogël si dhe emrin ‘g-Class’, transmeton Telegrafi.

Shefi ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Kaellnius konfirmoi se automjeti do të jetë elektrik.

Ai gjithashtu potencoi se ky version më i vogël pritet të vijë me kapacitet, dizajn dhe karakter të ngjashëm me versionin standard. /Telegrafi/