Në fund të vitit 2018 apo më së largu në fillim të vitit 2019, prodhuesi gjerman i veturave Mercedes, do të lansojë gjeneratën e re të CLS-së.
Ky model nga Mercedes-Bez do të jetë i ridizajnuar, si dhe do të pësojë disa ndryshime në linja, por nuk do të del nga tiparet e veturave të mëparshme, transmeton Telegrafi.
Pjesa e pasme e kësaj veture sportive do të jetë e tëra e pavarur, tavani do të jetë më i gjerë dhe më i sheshtë, kurse dritat do të jenë shumë më të zgjeruara.
Sa i përket pjesës së brendshme, motori me 2.9-litra që ka gjashtë cilindra, do të ketë kapacitet prej 400-kuaj fuqi. /Telegrafi/