Mercedes-Bens lansoi të martën modelin e tij të fundit të ri të motorit me djegie – gjeneratën e ardhshme të E-Class që do të ndërtohet në Gjermani dhe Kinë dhe do të dalë në shitje në Evropë në tremujorin e tretë të këtij viti.
Modelet vijuese të E-Class do të ndërtohen në një platformë të re të adabptuara për makinat me bateri, megjithëse kjo gjeneratë do të jetë tashmë e disponueshme si hibride, transmeton Telegrafi.
“Ndërtimi i një baterie në mënyrë retrospektive është gjithmonë një kompromis”, tha shefi i teknologjisë Markus Schaefer. “Ne kemi një E-Class tërësisht elektrik dhe është modeli EQE”.
Makina përmban një “ekran të madh” për info-argëtim, rreth pjesës së përparme të automjetit, argëtim në sediljet e pasme dhe një projeksion të yllit të Mercedesit në dritat e frenave, me opsione argëtimi të përshtatura për audiencën në tregjet nga Evropa në Korenë e Jugut dhe Kinë.
Modeli do të dalë në shitje në SHBA deri në fund të vitit dhe në Kinë në fillim të vitit 2024. /Telegrafi/