Site icon Telegrafi

Mercedes-Benz inauguroi rrjetin e karikuesve të automjeteve elektrike për mbushje të shpejtë të makinave

Mercedes-Benz inauguroi qendrën e parë për karikimin e automjeteve elektrike në Amerikën e Veriut. Qendra ndodhet në selinë e Mercedes-Benz USA në qytetin Sandy Springs të Xhorxhia-s.

Rrjeti i Karikimit i prodhuesit Mercedes-Benz u krijua përmes sipërmarrjes së përbashkët midis Mercedes-Benz dhe MN8 Energy, transmeton Telegrafi.

Kompania synon të ofrojë një përvojë të shpejtë, të besueshme dhe premium karikimi për drejtuesit e të gjitha brendeve të automjeteve elektrike.

Për sa i përket shpejtësisë së karikimit, Mercedes-Benz thotë se mbushësit e parë të ofruar nga ChargePoint, kanë kapacitet të karikuar deri në 400 kilovat, që është më shumë se sa mund të pranojë gjenerata aktuale e makinave elektrike.

ChargePoint thotë se mund të furnizojë edhe karikues me një fuqi prej 500 kW.

Sipas njoftimit për shtyp, kompania pret që së paku disa vetura të caktuara elektrike të karikohen nga 10 në 80 për qind në më pak se 20 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version