Site icon Telegrafi

Mercedes-Benz GLB tërësisht i ri, prezantohet me shtatë ulëse (Foto)

Ky model i ri, do të ketë hapësirë të mjaftueshme për shtatë persona

Prodhuesi gjerman, e ka prezantuar modelin GLB, pjesa e jashtme e të cilit ka ngjashmëri të madhe me G-Class, transmeton Telegrafi.

Megjithëse duket se ka përmasa të vogla, vjen ka kapacitet për t’i ulur shtatë persona, duke iu ofruar edhe komoditet të lartë. Janë vetëm dy versione, të prezantuara deri më tani, si GLB 250 dhe Edition 1.

Dukja e jashtme është e ngjashme me konceptin që e kemi parë ditë më parë, vetëm se grillin e ka më poshtë, tavani nuk ka linja aq agressive dhe rrotat janë më të vogla.

Me platformë sikurse A-Class, ofron dy rradhë ulësesh, ndërsa e treta është opsionale, derisa në mes të secilës ulëse është edhe mbajtësja e gotës, si dhe një portë USB.

Shoferi e ka sistemin e informimin me ekran shtatë inç, si dhe një tjetër me format të njëjtë, që është i ndjeshëm në prekje.

Të instaluara në këtë Mercedes janë edhe Apple CarPlay dhe Android, si dhe sistemi MBUX që mund të kontrollohet me zë.

Në Mercedes-Benz GLB është motori me 2.0 litra që prodhon 221 kuaj fuqi, derisa thuhet se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.9 sekonda.

Lansimi pritet të bëhet në fund të vitit, kur edhe mësohet çmimi që do ta ketë. /Telegrafi/

Exit mobile version