Më 15 janar, prodhuesi gjerman zbulon zyrtarisht një brez të ri të terrenit të tij legjendar, i cili, sipas Mercedes, ka të njëjtin ADN me klasën origjinale G në vitin 1979. Premiera është shpallur simbolikisht në një video të shkurtër “tizer” të lëshuar në ditën e fundit të vitit 2017.
Mercedes zbuloi dizajnin e brendshëm të klasës së re G në mes të dhjetorit dhe pjesa e jashtme pritet të njihet me vulën e njohur të këtij automjeti, i cili ka qenë i pranishëm në versione të ndryshme për pothuajse katër dekada.
Përveç kësaj, prodhuesi ka njoftuar se klasa e re G do të ketë një kabinë të gjerë krahasuar me paraardhësit e tij, kështu që pasagjerët do të kenë më shumë hapësirë për gjunjët dhe nivelin e shpatullave. Risia më e rëndësishme në këtë drejtim është se ata që ulen mbrapa do të kenë 150 mm më shumë hapësirë për këmbë.
Modeli i ri do të ketë motorin e ri 2,9 litërsh me 6 cilindra, ndërsa opsionet e benzinës do të jenë 4,0 litra V8. Më shumë detaje rreth klasës së re Mercedes-Benz G do të dihen kah mesi i janarit. /kp/