Site icon Telegrafi

Mercedes-Benz G-Class dëshmon se është makinë për të gjitha terrenet, rrotullimi nuk i la asnjë dëmtim dhe iu kthye sërish udhëtimit

As rrotullimi në njërën anë, nuk e la dëmtime kësaj makine

Shumë njerëz kanë në pronësi një Mercedes-Benz G-Class, por shumë pak prj tyre e vozisin atë në terrne të vështira, për ku është destinuar që të përdoret, transmeton Telegrafi.

Barry Doyle nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, makinën e tij G-Class e nxjerr edhe nëpër terrene malore, ku një ditë pësoi një aksident.

Doyle me Mercedesin e rrotulluar

Pikërisht këtu u dëshmua kapaciteti i Mercedes-Benz G-Class, se është një makinë e fuqishme për të gjitha terrenet, meqenëse rrotullimi nuk i la asnjë dëmtim.

“Iu thye vetëm tubi i ajrit që e kishte në atë pjesë, mbrojtësja mbi rrotën e përparme dhe paneli i derës, nuk e pësuan asnjë gërvishtje”, ka thënë Doyle.

Në momentin që e ktheu sërish në katër rrotë, ai iu kthye sërish udhëtimit, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, pasi makina ishte në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version