Disa fotografi të zbuluara treguan se Mercedes-Benz po punon shumë për E-Class të re, por kjo nuk e pengoi kompaninë gjermane të rifreskojë modelin aktual.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mercedes po përgatit për tregun europian E-Class Night Edition i bazuar në modelin AMG Line dhe i pajisur me paketën e pajisjeve Night Package dhe e ofron atë në të katër modelet.
Fotot tregojnë vetëm modelin “coupe” dhe “cabriolet” si modele me dy dyer që do të dalin në shitje fillimisht, pasuar nga dy të tjera.
Siç sugjeron emri i versionit special, E-Class Night Edition vjen me një shumëllojshmëri të pasur detajesh të errëta. /Telegrafi/