Site icon Telegrafi

Mercedes-Benz dhe Rivian njoftojnë se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për furgonat elektrik

Gjatë ditës së djeshme Mercedes-Benz dhe Rivian kanë bërë publik qëllimin e tyre për bashkëpunim në projektet e ardhshme.

Në një deklaratë të përbashkët, gjiganti gjerman i veturave Mercedes-Benz, dhe start-up amerikan i veturave elektrike Rivian, nënë të ditur se ata do të fillojnë prodhimin e furgonave të mëdhenj elektrik për të dyja markat gjatë viteve të ardhshme.

Drive raporton se prodhimi i të dy veturave do të bëhet në një fabrikë të re prodhuese në Evropë, e cila është shënuar si pjesë e sipërmarrjes së përbashkët në mes dy kompanive, transmeton Telegrafi.

Mercedes-Benz deklaroi se që nga viti 2025, të gjithë furgonat e saj elektrik do të bazohen në arkitekturën “VAN.EA”, përderisa modelet Rivian do të mbështeten në arkitekturën e Rivian – e quajtur platforma elektrike “Rivian Light Van”.

“Jam i lumtur se si pjesë e këtij transformimi ne tani jemi duke i bashkuar forcat ne Rivian – një partner shumë dinamik dhe frymëzues me një pozicion të fortë teknologjik”, tha Mathias Geisen, kreu i Furgonave Mercedes-Benz në njoftimin e bërë.

“Ne po ndajmë investimet dhe teknologjinë sepse ne gjithashtu e ndajmë edhe ambicien e njëjtë strategjike: përshpejtimin e elektrifikimit të tregut të furgonave me produkte të qëndrueshme dhe superiore për klientët tanë”, shtoi ai tutje.

RJ Scaringe, drejtori ekzekutiv i Rivian, ishte po aq i kënaqur me marrëdhënien e re: “Jemi të kënaqur që jemi partnerë me Mercedes-Benz në këtë projekt”, bëri të ditur ai në një deklaratë me shkrim.

“Mercedes-Benz është një nga kompanitë automobilistike më të njohura dhe të respektuara në botë, dhe ne besojmë se do të prodhojmë furgona elektrik vërtetë të mrekullueshëm, nga të cilët nuk do të përfitojnë vetëm klientët tanë, por edhe planeti ynë”, shkroi ai tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version