Veturë e dedikuar vetëm për tregun evropian
Megjithëse Mercedes e ka lansuar modelin e ri A-Class, nuk ka asgjë që do ta zëvendësonte të shumë pëlqyerin CLA, transmeton Telegrafi.
Për momentin, CLA është duke u shitur me lirim, pasi që prodhuesi gjerman është duke punuar në gjeneratën e re, që do të lansohet vitin që vjen, si model i vitit 2020. Me aq sa është parë, pasi u kap duke u testuar në rrugë, duke si version i tkurrur i modelit CLS.
Sipas të gjitha gjasave, do t’ia huazojë edhe motorin 2.0 litra dhe katër cilindra që prodhon 221 kuaj fuqi.
Shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk iu kanë ndaluar njohësve të automobilizmit, të thonë se CLA Shooting Brake, ngjanë shumë AMG 35 dhe AMG 45.
Ende nuk dihen detajet e këtij Mercedesi, por dihet se do të shitet vetëm në Evropë. /Telegrafi/