Pse të mos ketë më shumë ‘karavan’ nga Mercedes
Prodhues të shumë të automobilizmit kanë marrë pjesë në CES 2019, për të prezantuar platforma të ndryshme makinash, si dhe teknologji të sistemeve vetë vozitëse, që nuk pritet të hynë ndonjëherë në shfrytëzim, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Mercedes i ka përzier të gjitha, duke prezantuar në këtë organizim gjeneratën e dytë të modelit CLA. Kupeja me katër dyer, ka linja të mprehta dhe është shumë i gjerë, ndërsa nën kapak e ka motorin e fuqishëm që prodhon 400 kuaj fuqi.
Veçanti është se vije në versionin ‘karavan’, duke e bërë modelin më praktik, prej të gjitha makinave që janë prodhuar ndonjëherë prej këtij prodhuesi gjerman. Ende nuk është shfaqur enterieri, por duke pasur parasysh tavanin transparent, nuk duhet se do t’i mungojnë prekjet luksoze.
Deri më tani, kemi vetëm disa elemente të gjeneratës së dytë të Mercedes-Benz CLA, ndërsa nëse vërtetë do të prodhohet në versionin ‘karavan’ pritet ta mësojmë në Geneva Motor Shoë që zhvillohet gjatë muajit mars. /Telegrafi/