Site icon Telegrafi

Mercedes-AMG SLC 2019, do të ketë fuqi më të madhe (Foto)

Ishte thënë se AMG SLC do të largohet, por vetëm sa do t’i rritet fuqia

Në fakt, do të largohet modeli bazë SLC, të cilin Mercedes nuk e ka dashur aq shumë, prej se u lansua për herë të parë më 2015, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, është thënë se fati i këtij modeli është nën “diskutime”, ndërsa së fundmi u dha konfirmimi, se do të arrijë shumë më i fuqishëm. Vetëm se, nuk do të ketë edhe ndryshime tjera në dukje.

Opsioni i ri do të përmbajë përmirësimin e dritave të ambientit, asistim në këndin e vdekur dhe audio sistem më të sofistikuar. Lajmi më i madh, është se Mercedes-AMG SLC 43, që lansohet gjatë vitit që vjen, do të jetë shumë më i fuqishëm.

Motori tij 3.0-litra do të prodhojë 385 kuajfuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.6-sekonda. Në anën tjetër, nuk ka të dhëna të sakta se çfarë do të përmbaje tjetër ky variant, që pritet të jetë shumë i më i pëlqyer se i tanishmi, që nuk ishte edhe aq i kërkuar dhe nuk plotësoi pritshmërinë. /Telegrafi/

Exit mobile version