Site icon Telegrafi

Mercedes-AMG i ri me 800 kuaj fuqi, do të rivalizojë me Porsche Panamera (Foto)

Kundër përgjigjja e Mercedes ndaj Porsche Panamera, do të jetë një hibrid nga AMG që lansohet shumë më herët se që është pritur

Pas Project One, modeli AMG GT 63 S është më i fuqishmi që e ka prodhuar Mercedes, i cili me motorin 4.0 litra V8, prodhon 630 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi. Mirëpo, këtë titull nuk pritet ta mbajë edhe më gjatë.

Kompania gjermane është duke planifikuar ta prezantoje hibridin GT si një kupe me katër dyer, që ngjanë shumë me konceptin Mercedes-AMG që është parë në Geneva Motor Show më 2017 – ndërsa, nuk do të vonojë që të lansohet.

Autocar raporton se kundër përgjigjja e Mercedes-AMG ndaj Porsche Panamera, do të lansohet jo më larg se vitin që vjen. Sikurse koncepti, ashtu edhe GT do t’i ketë 800 kuaj fuqi, mbase më shumë se kaq.

Mësohet se do ta ketë motorin me 4.0 litra V8 si dhe një tjeter elektrike, që së bashku prodhon 805 kuaj fuqi, në mënyrë që të rivalizojë me hibridin e fuqishëm nga Porsche. Bashkë me lajmet rreth AMG të ri, janë siguruar edhe disa imazhe të hibridit, që ngjanë shumë me AMG GT 63 S. /Telegrafi/

Exit mobile version