Reporterët që merren me makina të reja, e kanë kapur modelin e ri nga linja e prodhimit AMG, teksa testohej në rrugë të hapur dhe në pistë.
Filmimi i postuar më poshtë, tregon këtë Mercedes për dy persona, teksa lëvizë shpejtë dhe me shkathtësi duke zënë edhe kthesa shumë të lakuara, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, ishte bërë e ditur se më 2019 do të lansohet një makinë nga njësia AMG, që do t’i ketë rreth 600 kuajfuqi, por nuk u tregua për fuqinë dhe strukturën e ndërtimit.
Njohësit e makinave, besojnë se kjo veturë do të jetë rivale e fortë me Porsche 911 GT2, që lansohet në të njëjtën kohë. /Telegrafi/