Së fundmi, një nga veturat Mercedes-AMG One me prodhim të kufizuar është listuar për shitje.
Vetura me vetëm 33 kilometra të përshkuara, është listuar me një çmim mjaft të kushtueshëm prej 17,900,000 AED (mbi 4 milionë euro) në First Motors në Dubai.
I kufizuar në vetëm 275 shembuj, Mercedes AMG-One pozicionohet si vetura e parë ligjore e Formula 1 në rrugë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Fuqia e këtij modeli vjen nga kombinimi i një motori V6 turbocharged 1.6 litërsh që prodhon 422 kW dhe një grup kompleks prej katër motorësh elektrik që prodhojnë 360 kW, duke e dërguar totalin e fuqisë në 782 kW.
Gjithashtu, AMG One ka edhe një transmision manual me shtatë shpejtësi për të operuar me sistemin e lëvizjes me të gjitha rrotat.
Me një peshë prej 1,695 kilogramëve, kjo veturë është në gjendje të kap një shpejtësi nga 0-100 km/h në vetëm 2.9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 325 km/h.
Përveç AMG One të zi në Dubai, një tjetër e ngjashme po shitet në Gjermani për 4,4 milionë euro dhe një tjetër në Monako për 3,75 milionë euro. /Telegrafi/