Kompania gjermane ka publikuar dy fotografi, ku tregon modelin që do ta lansojë më 2019.
Ajo që bie në sy më së shumti është madhësia, gjerësia dhe katër dyert e makinës, sepse pritej se do t’i ketë vetëm dy, transmeton Telegrafi.
Por, kjo veturë që do të punohet me fibra karboni, pritet të jetë mjaftë e lehtë, duke i mundësuar lëvizje më të shpejtë.
Për të ndihmuar ngritjen e shpejtësisë janë krijuar edhe format e mprehta dhe me linja të veçanta, që risin aerodinamiken.
Grilli Panamericana i vendosur në pjesën e përparme mundëson hyrjen e sasive të mëdha të ajrit që ndihmojnë shumë në mbarëvajtjen e motorit.
Pos që do të lansohet pas tri vitesh, nuk dihet se si duket brenda apo çfarë përmban nën kapak modeli GT4. /Telegrafi/