Kompania gjermane ka bërë të ditur se gjatë vitit të ardhshëm do ta lansojë modelin GT C që do t’i ketë 557 kuajfuqi.
Kupeja e punuar me metal të lehtë të përbërë nga fibrat e karbonit, do të ketë edhe shumë formësime që ia rrisin aerodinamikën, transmeton Telegrafi.
Automobili luksoz me dy dyer, e ka një grill gjigant, kurse pjesa e pasme që është shumë e rrumbullakuar e ka edhe një krah sipër. Tavani ka mundësi që të hapet, me anë të një mekanizmi shumë të shpejtë.
Nuk bëhet e ditur sa kushton makina 4.0-litra turbo-dyshe V8. /Telegrafi/