Site icon Telegrafi

Mercedes-AMG GT R Pro do të vije në shtator dhe do të prodhohet në një numër të kufizuar

Mercedes-AMG do të vije në shtator dhe kompania ka njoftuar se kjo makinë do të prodhohet në një numër të kufizuar.

Kompania ka njoftuar se vetëm 750 njësi do të prodhohen në total nga kjo makinë, transmeton Telegrafi.

Me çmim 453.200 dollarë, GT R Pro bëri disa xhiro në Nürburgring të Gjermanisë.

Kjo makinë është e ndërtuar në atë mënyrë, që e bënë këtë makinë më të lehtë se çdo makinë tjetër e GT-së.

GT R ​​Pro është e ndërtuar prej fibrave të karbonit.

Kjo makinë ka një motor 4.0, V8 dhe ka 430 kuaj fuqi dhe 700 Nm. Kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për 3.6 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version