Telegrafi

Mercedes-AMG GT R Black Series lëshoi zhurmë të mahnitshme gjatë testimit (Video)

Shumë shpesh shohim në pista, vetura të ndryshme që janë duke u testuar, por kjo ishte më speciale

Zhurma që lëshonte Mercedes-AMG GT R Black Series, derisa lëvizte nëpër Nurburgring të Gjermanisë, ishte e mahnitshme dhe tregonte për një motor të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Eksterieri i makinës për dy persona, ishte i kamufluar shumë dendur dhe nuk vërehej ndonjë element, por ekspertët thanë se ishte makina e paraajmëuar nga AMG GT R.

Ende nuk dihet ndërtimi që do të ketë, por bazuar në tingullin që dëgjohej, mund të thuhet se ka një aerodinamikë shumë agresive.

Derisa modeli aktual i Mercedes-AMG GT R prodhon 577 kuaj fuqi, pritet që ky Black Series të arrijë deri në 630 njësi. /Telegrafi/