Site icon Telegrafi

Mercedes-AMG GT me katër dyer, lansohet gjatë vitit që vjen (Foto)

Në Geneva Motor Show është paraqitur Mercedes-AMG GT me katër dyer, që është i njëjtë me kupenë GT që është shumë e kërkuar në treg.

Vetëm pak ditë më vonë, prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se do ta lansojë këtë veturë gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, do të shënohet edhe 50-vjetori i serisë AMG, si sektor shumë i pëlqyer dhe i rëndësishëm i kompanisë.

Makina luksoze që është shumë më e madhe se kupeja GT, ka nivel të lartë të luksit dhe qëndrueshmëri të lartë.

Vetura turbo dyshe 4.0-litra V8 do t’i ketë 805 kuajfuqi, të cilat pritet t’i japin shumë shpejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version