Kërcënimi më i madh për Porsche Panamera, deri më tani
Pikërisht një vit pasi u prezantua në panairin e Gjenevës si AMG GT Concept, është shfaqur si Mercedes-AMG GT me katër dyer dhe që tani do të jetë një kërcënim i madh për Porsche Panamera, transmeton Telegrafi.
Nga e njëjta linjë e prodhimit, së fundmi janë lansuar tri sedanë të modernizuar, por ky i fundit, nuk ngjanë me paraardhësit.
Për dallim, është një makinë luksoze dhe tradicionale gjermane, me shumë prekje teknologjike.
Ky model ka trashëguar tërë fuqitë e AMG-së, që ofrojnë kënaqësi maksimale gjatë vozitjes, përfshirë edhe në terrene të vështira.
Motori 4.0-litra V8 që ndodhet në mes dhe prodhon 557 kuajfuqi, ndihmohet edhe nga një tjetër elektrik.
Në këtë formë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e kapë për 3.3-sekonda, ndërsa arrin shpejtësi maksimale prej 313 kilometrave në orë.
Sistemi i makinës, kur është duke lëvizur në mbi 100 kilometra në orë, sforcon rrotat e pasme në mënyrë që të jetë sa më i shkathtë në zënien e kthesave.
Hapësira e brendshme është e bollshme dhe ofron rehati të madhe.
Shoferi mund të ndihmohet prej ekranit gjigant të ndjeshëm në prekje, që shfaqë hartat dhe gjendjen e rrugëve, në mesin e shumë njoftimeve tjera.
Udhëtarët, mund të argëtohen me ekranet që kanë përpara dhe të jenë rehat në hapësirën e bollshme për këmbë. /Telegrafi/