Prodhuesi gjerman pritet t’a prezantojë makinën e saj të re në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mercedes-AMG GLE63 S ka 603 kuaj fuqi dhe ka një motor 4.0 litërsh V-8 si dhe një motor shtesë elektrik i integruar që Mercedes e quan EQ Boost, transmeton Telegrafi.
Kjo fuqi drejtohet përmes një transmisioni automatik me nëntë shpejtësi dhe një sistemi me të gjitha rrotat me një diferencial të rrëshqitur për boshtin e pasmë.
Mercedes-AMG thotë se kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kmh, për vetëm 3.7 sekonda. Kjo falë një sistemi hibrid 48 volt.
Kjo makinë pritet të dalë në shitje në mes të vitit 2020, dhe vlerësimet e çmimeve dhe ekonomisë së karburantit nuk do të zbulohen deri më afër datës së shitjes. /Telegrafi/