Site icon Telegrafi

Mercedes-AMG GLE 53 Coupe vjen me 429 kuaj fuqi

AMG vjen me kapacitete të fuqishme, në këtë makinë hibride

Versioni i tanishëm i Mercedes-AMG GLE, është në mesin e makinave të mesme SUV që pëlqehet më së shumti, ndërsa tani është shfaqur në versionin Coupe, pak kohë para se të prezantohet zyrtarisht në Frankfurt Motor Show, transmeton Telegrafi.

Sikur gjenerata e re e këtij modeli, do të konkurrojë direkt me BMW X6 dhe Porsche Cayenne Coupe. Megjithëse makinat SUV COupe, nuk janë aq të pëlqyeshme, ky model që lansohet më 2021 do të jetë ndër më të mirët.

Brenda do të ketë motorin me 3.0 litra dhe një elektrik me 48 volt, që së bashku prodhojnë 429 kuaj fuqi hibride, sikur edhe në modelet tjera AMG 53.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 5.3 sekonda, ndërsa detajet tjera për Mercedes-AMG GLE 53 Coupe, do t’i mësojmë shumë shpejtë.

Deri më tani, janë shfaqur imazhet, që e tregojnë pamjen me linja shumë të lëmuara dhe përfundime mjaft të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version