Carlex Design prezantoi projektin e ri të bazuar në modelin Mercedes-AMG G63, të cilin e quajti Gold&Mint Edition.
SUV-i luksoz nuk ka marrë ndonjë përmirësim të performancës, por kjo nuk ka rëndësi duke pasur parasysh faktin se fuqizohet nga një motor 4.0-litërsh biturbo V8 që zhvillon 577 kuaj/fuqi dhe 850 Nm çift rrotullues. Shembujt e modifikuar të G-Class zakonisht përqendrohen në stil gjithsesi, dhe ky shembull padyshim do t’i kthejë mendjet kudo që të shfaqet falë skemës së tij po aq të “çuditshme” të ngjyrave të jashtme dhe të brendshme.
I gjithë trupi është lyer në një nuancë pastel të ngjyrës nenexhik, e cila bie në kontrast me detajet e fibrave të karbonit, më e spikatura prej të cilave është grila e re e radiatorit. Mbulesa e rrotave rezervë në derën e pasme është gjithashtu prej karboni.
Distinktivët janë të përfunduar në të zezë me shkëlqim, ndërsa buzët 23-inç Carlex Design mbushin harqet e rrotave që të kujtojnë rrotat e Rolls-Royce.
Sado e pazakontë sa duket pamja e jashtme, pjesa e brendshme i shtyn më tej kufijtë me një skemë ngjyrash të përshtatshme për ulëset e përparme dhe të pasme, pultin, konsolën qendrore, mbështetëset e krahëve, panelet anësore, timonin dhe madje edhe derën e pasme.
E njëjta ngjyrë zbukuron shtyllat dhe tavanin, si dhe vizoret, ndërsa Alcantara ofron një ndjesi më premium. Brendësia është gjithashtu e pasur me karbon.
Të gjitha modifikimet e përmendura kushtojnë gjithsej 51300 euro dhe sigurisht në këtë shumë nuk përfshihet çmimi gjashtëshifror i modelit G63, i cili duhet blerë paraprakisht. /Telegrafi/