Telegrafi

Mercedes-AMG G63 6×6 do të sfidohet nga një version X-Class me gjashtë rrotë (Foto)

Arritja e formës dhe fuqive të njëjta është e vështirë, por kompania është e vendosur

Të gjithë atë që duan ta kenë një Mercedes-AMG G63 6×6, e kanë të pamundur, sepse Daimler nuk do ta vë më në prodhim, transmeton Telegrafi.

Por, në një të ardhme të afërt, mund të blihet një version i Mercedes X-Class që ka formë, fuqi dhe numër të njëjtë të rrotave. Carlex Desing ka vendosur ta krijojëjë një Mercedes me gjashtë rrotë, për të gjitha tërrenet. Vetëm se nuk do të bazohet në platformën e G-Wagon por në X-Class.

Lajmi i konfirmuar nga kompania, bën të ditur se kjo makinë e fuqishme do të quhet Exy, ndërsa do jetë shumë speciale. Pos formave të jashtme, sfidë për kompaninë do të mbetet boshti i posaçëm i cili do të shfrytëzohet përbrenda – ky është vetëm fillimi.

Eksterieri i makinës me hapësirën për bartjen e mallrave, duhet të përshtatet që të mund t’i vendosen të gjashtë rrotat e fuqishme. Sistemi nën kapak duhet të jetë i përshtatshëm, për të zënë makineri shumë më të gjërë, si dhe të jetë në gjendje për peshë më të madhe.

Mirëpo, ende nuk dihet se çfarë motori do të sigurohet për të, apo do ta ketë atë të X-Class 3.0 litra që prodhon 255 kuaj fuqi. /Telegrafi/