Pas një sërë fotografish të kamufluara që janë publikuar më parë, tani adhuruesit e gjigantit gjerman Mercedes kanë rastin ta shohin modelin e ri të AMG G63 4×4² plotësisht të zbuluar.
Kjo G-Class ka amortizator të modifikuar, që të jetë i përshtatshëm për vozitje pothuajse në të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.
Aty janë edhe mbrojtësit anësor të fryrë që e bëjnë këtë veturë të duket më agresive. 4×4² ka fellne 22-inç, drita LED si dhe në pjesën kyçe vetura është e veshur me karbon.
Enterieri është i mbuluar me lëkurë Nappa dhe Dinamica. Instrument tabela ka një monitor digjital prej 12.3-inç, që shfaq të gjitha informacionet e nevojshme për këtë veturë.
Nën kapak ka motorin 4 litërsh V8 twin-turbo që prodhon 585 kuaj-fuqi. Gjithashtu ka ndërruesin automatik me nëntë shpejtësi, që bën bartjen e fuqisë motorike në të katër rrotat.
Megjithatë jo të gjithë njerëzit mund të përballojnë financiarisht një veturë të tillë, kjo për faktin se G63 AMG 4×4² shpenzon 20 litra benzinë në 100 kilometra.
E pavarësisht se nuk ka informacion zyrtar për çmimin, kjo veturë besohet se do të kushtojë mbi 260 mijë euro. /Telegrafi/