Për nder të 50-vjetorit të AMG-së, që shënohet gjatë vitit të ardhshëm, Mercedes është duke punuar në diçka shumë speciale.
Ky supermodel me emrin e koduar Mercedes-AMG R50, besohet të thyejë disa rekorde të hiperveturave, transmeton Telegrafi.
Megjithëse detajet janë të limituara, thuhet se vetura 2.0-litra me katër cilindra, do t’i ketë së paku 1000-kuaj fuqi. Kjo do të jetë e kombinuar me dy motorë elektrikë, që prodhojnë nga 150-kuaj fuqi, për të ndihmuar lëvizjen e rrotave të përparme.
Automobili me dy dyer do të jetë tepër i lehtë, duke peshuar vetëm 1,300 kilogramë. Megjithëse shumë i lehtë dhe i ulët, në këtë kupe do të jenë teknologjitë e fundit nga Mercedes.
Me të dalë në shitje, R50 do të jetë konkurrencë e drejtpërdrejt e Aston Martin RB 001, Bugatti Chrion dhe McLaren F1.
Njëjtë sikur këto të fundit, edhe ky model do të ketë çmim të majmë prej dy deri në tre milionë euro. /Telegrafi/