Kjo makinë e re, është konsideruar si alternativë atraktive për blerësit e rinj
Pasi Mercedes-AMG e prezantoi kupenë me katër dyer CLA35, ishte vetëm qështje kohe kur do ta prezantonte edhe një të afërm më praktik, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, kompania gjermane e ka prezantuar edhe CLA35 Shooting Brake që kombinon stilin dhe performancës së kupesë sportive, me tavan më të gjerë dhe derë të pasme, për më shumë mundësi bagazhi.
Tobias Moers është drejtori i linjës AMG, që e përshkruan këtë model si alternativë atraktive për blerësit e rinj, që duan të jenë pjesë e AMG Driving Performance.
Njejtë si AMG CLA35 edhe ky version, e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 302 kuaj fuqi, duke mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.9 sekonda. Shpejtësinë makimale, e ka të limituar në 250 kilometra në orë.
Që të përshtatet me fuqinë e shtuar, Mercedes-AMG e ka përfunuar sistemin e shashisë.
Nën motor i është vënë një pllakë dhe i janë vënë dy shtesa, për t’ja rritur ngurtësinë, ndërsa në rrota i janë vënë disqet prej 13.8 inç, për një sistem sa më të mir të frenimit.
Brendësia ka pësuar mjaft ndryshime, ku ka komoditet të lartë dhe teknologji të avancuar, përfshirë edhe sistemin e ri të informimit.
Lansimi i Mercedes-AMG CLA35, ende nuk dihet se kur do të bëhet, ndërsa pritet të ndodhë sa më shpejtë. /Telegrafi/