Entuziastëve ka mundësi të mos iu pëlqejë, që ky model do ta ketë edhe versionin hibrid
Për momentin, në treg është Mercedes-AMG C63 me 4.0 litra V8 që prodhon 469 deri më 503 kuaj fuqi, që i dërgon në të dy rrotat e pasme, transmeton Telegrafi.
Ndryshime të lehta janë bërë në linja, derisa i është shtuar grilli Panamericana, duke i dhënë pamje shumë më agresive.
Lansimi i AMG C63 të ri, që pritet të ndodhë më 2021, e sjellë këtë model me një version më shumë, për ta bërë edhe më praktik dhe të lirë në përdorim.
Derisa të dhënat konkrete nuk bëhen të ditura, mësohet se Mercedes do ta bëjë këtë makinë hibride të elektrifikuar, me një autonomi të konsiderueshme. /Telegrafi/