Super-makina LaFerrari pritet të shtypet dhe të kthehet në metal për shkrirje, sepse pronari i paemëruar e kishte futur ilegalisht në Afrikën e Jugut.
Meqenëse nuk i kishte paguar taksat e nevojshme, forcat e rendit ia kishin konfiskuar makinën luksoze Ferrari, për ta lënë më pas në një depo derisa t’i paguan gjobat, transmeton Telegrafi.
Por, meqenëse ai nuk kreu obligimet e nevojshme për tre vjet, ligjet në fuqi parashohin që të asgjësohet.
Nuk bëhet e dihet se si do të veprohet me këtë makinë që në treg kapë vlerën e 1.3 milion dollarëve, pasi nuk është e njëjtë me modelet tjera që kushtojnë shumë më lirë.
Sipas disa informacioneve, pronarit i janë ofruar para që të paguajë gjobën, me kusht që më pas ta shesë veturën.
Shumë entuziastë të makinës italiane, janë shprehur të zemëruar nëse autoritetet urdhërojnë dëmtimin e tërësishëm. /Telegrafi/