Site icon Telegrafi

MEPSO do ta pezullojë “ENG Service Trade” nëse nuk e kthen borxhin prej 40 milionë denarëve

Pesëdhjetë e shtatë milionë denarë është borxhi i përgjithshëm ndaj MEPSO-s i kompanive të cilat marrin pjesë në tregun e energjisë elektrike që e trashëgoi udhëheqësia e re. Ky borxh është bërë nga fillimi i vitit, ndërsa 70 për qind i përket kompanisë “ENG Service Trade”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e kumtoi Simon Shutinoski, drejtor nga menaxhimi i ri i MEPSO-s në konferencën e sotme për media.

Nga MEPSO paralajmërojnë se do ta suspendojnë “ENG Service Trade” nëse nuk e kthen borxhin prej 40 milionë denarëve, të bërë për energjinë elektrike të shfrytëzuar dhe të pa paguar elektrike.

Ai informoi se pas publikimit të paralajmërimit publik para suspendimit për këtë furnizues, dje është dhënë urdhër për aktivizimin e garancitë bankar të deponuar nga kjo kompani, me çka do të mbulohet një pjesë e borxhit të ENG Service Trade ndaj MEPSO-s. /Telegrafi/

Exit mobile version