Ad MEPSO ka filluar fushatën edukuese të bujqëve të Maqedonisë, të rajonit të Shtipit dhe Ovçepoles, të cilët ujitin fushat e tyre dhe kryejnë punë tjera, në afërsi të largpërçuesve elektrik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
MEPSO apelon te bujqit që t’i anashkalojnë këto largpërçues, si edhe ta anashkalojnë korridorin e sigurisë gjatë lëvizjes me maqineritë e tyre të punës.
Gjithashtu, MEPSO apelon që pas korrjeve dhe shirjeve, të mos digjen fushat. Nga kjo kompani thonë se fushata ka qenë e suksesshme deri tani, diçka që e presin edhe në të ardhmen./Telegrafi/